“‘Mbajnë’ COVID larg”, Studimi: Vitamina D dhe Omega-3 të rëndësishme për të moshuarit

Marrja e rregullt e suplementeve të vitaminës D ose Omega-3 rrit forcon imunitar të të moshuarve, duke i ndihmuar ata të shmangin infeksionet përfshirë Covid-19, një studim ka zbuluar.
Të dy suplementët janë thelbësor për shëndetin e mirë të përgjithshëm dhe gjenden te vaji i peshkut.
Një studim i më shumë se 2,000 të moshuarve, zbuloi se pilulat zvogëlojnë rrezikun e kapjes së infeksioneve por nuk kanë asnjë ndikim në shëndetin e kockave, kujtesën dhe funksionin e muskujve.
Gjetjet i shtohen një grup studimesh në rritje, që zbulojnë se nivelet e larta të vitaminës D pengojnë infektimin me Covid-19 dhe gjithashtu përmirësojnë shanset e njerëzve për të mbijetuar nëse ata infektohen.
Muajin e kaluar, Matt Hancock u bëri thirrje njerëzve të marrin vitaminën D për të ndihmuar në rritjen e imunitetit të tyre të përgjithshëm.
Profesori Heike Bischoff-Ferrari nga Universiteti i Zyrihut në Zvicër, i cili udhëhoqi studimin e fundit, tha: “Gjetjet tona sugjerojnë se vitamina D mdhe Omega3, kanë shumë përfitime për të moshuarit kur bëhet fjalë për shëndetin e kockave, kujtesën dhe funksionimin e muskujve.
Të dhënat e botuara në revistën JAMA zbulojnë se infeksionet urinare dhe ato të sipërme të frymëmarrjes u zvogëluan përkatësisht me 62 dhe 10 për qind, nga Omega-3.
Ndërkohë, vitamina D ul rrezikun e infeksionit tek 70-74 vjeç me 16 përqind dhe ul presionin e gjakut te burrat.