“Mbaroi, Biden mposhti Trump”! Demokrati rrit epërsinë në Pensilvani dhe Arizona

Në shtetin “fushëbetejë” të Pensilvanisë kandidati demokrat, Joe Biden po e shton epërsinë ndaj Presidentit Donald Trump duke arritur në 9,027 vota më shumë. Në shtetin e Arizonës, epërsia e tij është 43,569 me vota, sipas Edison Research.

Nga ana tjetër faqja e njohur “Decision Desk HQ” dhe “Business Insider” kanë shpallur edhe fituesin e zgjedhjeve në SHBA:  “Mbaroi”! Biden mposht Trump”.

Kështu shkruan “Business Insider” kur Amerika është në ankth për zyrtarizimin e vendimit të madh, teksa Biden udhëheq bindshëm, ndërsa Trump nuk dorëzohet duke e çuar procesin në gjyq.

“I nominuari demokrat Joe Biden ishte parashikuar të fitonte zgjedhjet presidenciale 2020 që nga e Premtja herët, pasi votuesit refuzuan mandatin e parë kaotik dhe thellësisht të polarizuar të Presidentit Donald Trump. Kamala Harris bëri historinë duke u bërë nënpresidentja e parë me ngjyrë.

Biden tejkaloi 270 votat elektorale që duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Biden fitoi mbi 4 milionë vota më shumë se Trump që nga e Premtja, një epërsi që ka të ngjarë të rritet.

Me fitoren e Biden, Trump bëhet presidenti i 13-të që humbet mundësinë për rizgjedhje dhe i katërti që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore” shkruan ndër të tjera “Business Insider”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT