Mbi 12 mijë të shëruar nga COVID në vend, por sot shumë më pak se një ditë më parë

Vendi ka regjistruar në 245 orët e fundit një shifër më të ultë infeksionesh të reja dhe viktimash se dje, por po ashtu rënie ka shënuar edhe numri i pacientëve të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit 81 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin, ndërsa dje, numri i të shëruarve ishte 140.
Që nga fillimi i epidemisë, numri total i personave të shëruar nga koronavirusi në vend ka shkuar në 12574.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.
Numri total i infeksioneve ka shkuar në 26,211, ndërsa raste aktive janë 13,039.
Fatkeqësisht, 598 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.