Më në fund një lajm i mirë për Donald Trump, mbaron numërimi i votave në Alaska, diferencë e thellë midis dy kandidatëve

Donald Trump duket se më fund po ‘sheh dritë në fund të tunelit’, pasi republikani ka mundur të fitojë zgjedhjet në Alaska me një diferencë prej 20 pikësh.
Lajmi bëhet i ditur nga vajza e Trump, Ivanka, nëpërmejt një postimi në Twitter ku ajo njofton fitoren për Senatin Republikan dhe babin e saj. Ajo ka përgëzuar Donald Trump dhe senatorin Dan Sullivan për marrjen e 3 votave elektorale në Alaska.
Kujtojmë se pothuajse të gjitha mediat e kanë raportuar rezultatin e zgjedhjeve si një fitore e kandidatit demokrat, Joe Biden, por zgjedhjet në Amerikë nuk kanë mbaruar ende pasi ka nisur një betejë ligjore midis dy kampeve politike.
Fushata e Donald Trump ka akuzuar zgjedhjet presidenciale si të manipuluara dhe të vjedhura duke e çuar çështjen edhe në Gjykatën e Lartë.
Ditën e sotme shteti i Xhorxhias miratoi kërkesen e republikanëve për rinumërim votash.