Mes të moshuarve pa maska, Policia gjobit LIVE Kryemadhin, ja cfarë shkroi në fletën e gjobës

Policia ka gjobitur sot kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin për mos mbajtjen e maskës. Kryemadhi u gjobit gjatë takimit që po zhvillonte me qytetarët e prekur nga tërmeti në Durrës.
Ajo ka firmosur fletën e gjobës duke lënë dhe një mesazh: “Do t’ia çjerrim maskën Edi Ramës në 25 prill 2021. Shtëpia e shqiptarëve”.
Kjo nuk është hera që Kryemadhi gjobitet për mosvendosje të maskës. Ajo u gjobit edhe gjatë një takimi, ku shoqërohej me ish-deputeten Floida Kërpaçi.