Meta i dha nënshtetësinë për 8 orë dhe gjykata e dënoi për falsifikimin e lejës së qëndrimit, largohet nga Shqipëria futbollisti i Tiranës Kobinna

Futbollisti Winful Cobbinah largohet zyrtarisht nga Tirana dhe firmos me ekipin egjiptian Ceramica Cleopatra.

Ganezi ka kaluar sot vizitat mjekësore dhe është prezantuar tek ekipi i ri.

Largimi i futbollistit të tiranës vjen pas skandalit të dhënies së nënshtetësisë në mënyrë antiligjore dhe pa respektuar afatet nga presidenti Ilir Meta. Kobina u dënua nga gjykata e tiranës për falsifikimin e lejes së qëndrimit në Shqipëri.

Por pavarësisht këtij fakti presidenti meta i dha nënshtetësinë brenda 8 orëve futbollistit afrikan. Burime për report tv bëjnë me dije se situata e krijuar pas dënimit nga gjykata ishte deciziv në vendimin e futbollistit për tu larguar nga Shqipëria

Be.K./Shqiptarja.com

Back to top button
LAJMET E FUNDIT