Meta ia shtron këngës e valles në Bylis: Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka kënduar së bashku me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta duket duke kënduar këngën, teksa në fund bën edhe me duar simbolin e flamurit kombëtar.

Meta shkruan bashkëngjitur videos se nuk do të lejojë askënd që të cënojë identitetin kombëtar.

“Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi” ja morëm këngës “Boria në Hekal ra”.

Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë.

Malet tona më të larta!” shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT