Meta kundër komisionit për raportin e Dick Marty: Nuk u shërben as Shqipërisë dhe as Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër mazhorancën, e cila ka vendosur në rend dite në Kuvend ngritjen e komisionit hetimor për akuzat ndaj UÇK-së.
I pyetur nga gazetarët Meta tha se Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia.”, tha Meta.
Presidenti deklaroi që zgjedhjet më 25 prill do t’i bashkojnë shqiptarët për të thënë fjalën e tyre për Evropën
“Është kënaqësi e veçantë që takohemi në shpirtin e flamurit në Vlorë Ky është një 28 nëntor i veçantë dhe për shkak të kësaj fatkeqësie të pandemie jemi të detyruar të jemi të kujdesshëm në këtë ditë festimi për ditën më të madhe të kombit tonë.
28 nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe dhe do ta festojmë në kushte të tjera dhe plot madhështi siç e meriton kombi.
Ky është një 218 nëntor i veçantë edhe për një arsye tjetër, pasi 3 muaj më parë në këtu në Vlorë festuam edhe 100 vjetorin e çlirimit të Vlorës dhe më pas të gjithë Shqipërisë. Të dyja këto ngjarje jo rastësisht lidhen me Vlorën.
Jam këtu për tu përulur me administrimin më të lartë për të gjithë ata që dhanë jetën për të mbërritur deri te dita e pavarësisë por edhe për të gjithë ata që e mbrojtën pavarësi.
Pavarësia dhe sovraniteti nuk janë të dhënë një herë e përgjithshme por duhen mbrojtur si sytë e ballit.
Mbrojtësi më i sigurt është vetë sovraniteti i popullit në këtë vend,. Kjo është një ditë që na fton edhe për tu bashkuar. Sa herë kemi qenë të bashkuar kemi fituar.
Kjo ditë bashkon popullin shqiptar. Edhe 25 prilli do të bashkojë të gjithë shqiptarët për të thënë fjalën e tyre për Evropën”, tha Meta.
Nga gazetarët Presidenti Meta u pyet edhe në lidhje me aktivitetin e zhvilluar sot në Vlorë për polifoninë, ku ishin grumbulluar shumë njerëz dhe nuk respektohej distancimi social, ishin më shumë se persona të grumbulluar dhe një pjesë e mirë pa maska.
Meta u shpreh thjesht se organizatorët kishin marrë masat.
GazetaShqip