Ministri italian flet shqip: Drejt Europës së përbashkuar. Batuta e Ramës: Një shqipe perfekte me dialekt napolitan

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Italian, Luigi Di Maio në mbyllje të fjalimit të tij gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, shprehu një urim për Shqipërinë në gjuhën shqipe.
“Ne mbetemi të vendosur për të arritur objektivat tona brenda BE që të fillojmë konferencën. Me kryeministrin folëm edhe për cështje që janë të lidhura me pandeminë, vaksinat, por edhe investimet për të dalë nga vështirësia që është në rang botëror.
Për këtë do të punojmë bashkë për të gjurmuar edhe planin e investimeve. Duke parë së bashku drejt një të ardhme që do të jetë rozë nëse e përshkruajmë bashkë këtë rrugë që na ndan nga normaliteti. Do të doja ta përfundoja më një frazë për miqtë shqiptarë Nuk jam i zoti të flas shqip si Rama flet italisht: “Drejt Eurpoës së përbashkuar”. Është një urim që mund ti bëjmë njëri tjetrit”, tha Di Maio.
Ndërkohë kryeministri Rama ia ktheu me batutë se Di Maios se foli një shqipe me dialekt napolitan. “Një shqipe perfekte me dialekt napoletin”, tha Rama.