Misteri i valixhes për klerikun antishqiptar Amfilohije: Varri brenda katedrales siç i rezervohet një “shenjti”

Mediat serbe së bashku me dhënien direkt të ceremonisë së vdekjes së Artemije kanë publikuar edhe një lajm mbi misterin e një valixheje që është vendosur në arkivolin e Mitropoliit serb.
Gazeta e Beogradit Alo shkruan se të gjithë po shikojnë prezencën e një valixheje dhe dhe pyesin se nga erdhi?
Sputnik ndërkaq ka publikuar edhe varrin e Amfilohijes në Katedraljen e Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë, e cila u ndërtua benda 20 viteve dhe u hap në tetor 2013.
Tempulli u ndërtua me iniciativën e Metropolitit Amfilohije, dhe në atë kohë ishte investimi më i madh fetar në Malin e Zi dhe më gjerë. Nuk ka të dhëna të sakta se sa kushtoi ndërtimi i saj, por Kisha Ortodokse Serbe më vonë konfirmoi se më shumë se gjashtë milion euro ishin investuar në ndërtim.
Shteti i Malit të Zi, siç u tha, investoi gjysmë milioni euro, gjë që zemëroi kishën ortodokse jo-kanonike të Malit të Zi./GazetaShqip