Mjeku i ‘kërkon llogari’ Manastirliut në emision: Pse mbahen 4-5 pacientë në një dhomë, pse nuk i ndani? Ja si përgjigjet ministrja

Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka pasur një debat të ftohtë dhe me ironi nga ana e ministres Manastirliu, lidhur me kapacitetin në dhomat e pacientëve dhe ngarkesës në to.

Mezini tha se ndërkohë që Covid 3-4 janë bosh, pse mbahen 4-5 pacientë në një dhomë, duke rritur dhe ngarkesën virale.

Manastirliu me ironi falenderoi median për këtë komunikim mes saj dhe doktorit ndërsa tha se e ka në dorë Komiteti i Ekspertëve për ta vendosur këtë gjë.

Mezini: Ne kemi në dhoma 4-5 pacientë, kur gjëja kryesore është ulja e ngarkesës virale. Pse nuk i hapim covid 3 dhe 4 që të kishim sa më pak pacientë në dhomë? Kështu i ka bota.

Manastirliu: Ne disponojmë kapacitetet për të pritur 550 pacientë në 4 strukturat tona. Në strategjinë tonë të zgjerimit të kapaciteteve, kur të kemi shtretër të vënë në dispozicion që janë ezauruar, do të hapim dhe spitalet rajonale.

Mezini: Nuk më kuptuar qartë më duket, nuk thashë këtë, thashë pse nuk lini 1-2 pacientë në dhomë po nga 4-45?

Manastirliu: Po e kuptova qartë. Komiteti i Ekspertëve ku ka dhe mjekë infeksionistë që vlerësojnë dhe ngarkesën virale, kanë vlerësuar që sistemi dhe shtretërit janë brenda standarteve që kërkohen. Nëse Komiteti i Ekspertëve thotë që duhet 1 shtrat në dhomë ne jemi gati ta vlerësojmë këtë standart. Unë shpresoj që të më thoni dhe protokollin e vendit të cilit i referoheni për 1 shtrat në 1 dhomë.

Mezini: Patjetër, nesër do ju dërgoj protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë gjermane.

Manastirliu: Ok faleminderit! (qesh me ironi)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT