Mjeku Mezini: Ja sa teste duhen bërë nëse kemi 800 të infektuar në ditë!

Nëse kemi 800 të infektuar në ditë, duhet të bëjmë të paktën 8 mijë teste në ditë. Këtë thotë mjeku pneumolog i njohur Arjan Mezini në një takim online që presidenti Ilir Meta po zhvillon me mjekët për situatën e COVID.
Pneumologu Mezini tha se rritja e testimit duhet të bëhet jo vetëm për të ndërprerë zinxhirin dhe përhapjen e virusit por për të parë se ku jemi me të infektuarit, që spitalet të dinë se sa mund të presin për shtrim dhe të merren masat për përballimin.
‘Tesitmi masiv është shumë i rëndësishëm jo vetëm për ndërprerjen e zinxhirit të kontaktit, por duke pasur një numër të qartë të jemi të përgatitur. Sepse i dimë kapacitetet që kemi dhe mënyrën që shpërndahen. Duam të mos ndodhë ajo që ndodh me pacientët duke pritur në ambulancë.
Nuk ka rëndësi lloji i testit, se varet dhe nga kostot, mirë do ishte testi i shpejtë, por jam për atë që nësë kemi 800 raste duhet të tetojmë 8000 veta në ditë. Situata nuk ka dalë jashtë kontrollit. Por shifrat janë rritur.
Duke ditur numrin e qartë të të infektuarve do jemi më të përgatitur në spitale për të trajtuar pacientët.”-tha Arjan Mezini.