Mori pjesë në VARRIMIN e klerikut ANTISHQIPTAR, infektohet me COVID Patriarku serb Irinej

Pjesëmarja në ceremoninë mortore të Peshkopit malazez Amfilohije Radoviç, i cili vdiq nga Covid-19 mund t’i kushtojë shtrenjtë kreut të Kishës ortodokse, Patriarkut Irinej.

Figura kryesore fetare e Serbisë ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Ashtu siç edhe pjesëmarrësit e tjerë, as 90-vjeçari nuk përdori maskë, e në këtë mënyrë është infektuar me koronavirus.

“Shenjtëria e tij është e shtruar në një spital Covid-19 në Beograd. Ai mbetet pa simptoma dhe është në shëndet të shkëlqyeshëm.” thuhet në njoftimin e zyrës së zyra e Patriarkut Irinej.

Ai udhëhoqi funeralin e klerikut më të vjetër të kishës në Malin e Zi, 82-vjeçarin Amfilohije Radoviç, të dielën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT