Murrizi PRO një tjetër KARANTINE: Qeveria t’i thërrasë rradakes dhe të mendojë më të keqen

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në “Intervista e Mbrëmjes” me gazetaren Beti Njuma ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.
Ai u shpreh se ajo që po ndodh që prej 12 marsit është një teatër i pështirë, pasi politika po “fut hundët” edhe aty ku nuk i takon.
“Për pjesën e analizës së pandemisë nuk dua të trazohem. Prej 12 marsit shoh një teatër të pështirë. Politika fut hundët në diçka që realisht nuk i përket politikës. Por edhe ekspertët, që duhej të ishin violinë e parë, më shumë për të këshilluar qytetarët, janë akoma të papërgatitur.
Bota nuk e ka ndarë akoma, është prodhuar apo jo vaksina? E zgjidh apo nuk e zgjidh përfundimisht? Ne kemi patur ekspertë në Shqipëri që jepnin receta groteste, të thoje ti këta kanë zbritur nga NASA dhe këta dinë gjithçka”, u shpreh Murrizi.
Beti Njuma: Si po e menaxhon qeveria?
Murrizi: Qeveria të shtrëngojë rripin, në thonjëza, të heqë duart dhe babëzinë nga grykësia për të përfituar sa më shumë nga paratë publike dhe të bëjë atë që populli jonë prej shekujsh thotë “Paraja e bardhë për ditë të zezë”. Pra, të heqë dorë nga luksi, të eleminojë tenderat, të eleminojë makinat, të eleminojë pajisjet e zyrave, ta shtrydhë atë 4 miliardë euro buxhet të planifikuar dhe ti përkushtohet shtresës në nevojë”.
Më tej, Murrizi foli pro një mbyllje të dytë nëse situata vijon të përkeqësohet.
“Të mendojë mirë për një mbyllje të dytë sepse mbi 60% e familjeve shqiptare janë në limitet e mbijetesës, të minimumit jetik për të mbajtur frymën gjallë”.
Beti Njuma: Ju thoni të bëjmë një mbyllje të dytë? Të shkatërrojmë totalisht ekonominë?
Murrizi: Unë të thashë që qeveria ti thërrasë radakes dhe të mendojë për më të keqen.