Naftëtarët e Ballshit dalin nga greva, kërkojnë dialog me Ramës: Nëse s’na jep zgjidhje…

Pas 25 ditësh grevë urie, naftëtarët e Ballshit kanë pranuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë të fillojnë dialogun me të ditën e nesërme.

Megjithatë, ata kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin një zgjidhje, do t’i rikthehen sërish grevës.

“Jemi për dialog, jemi shkëputur nga familja. Nëse Kryeministri nuk na jep nj zgjidhje, do t’i rikthemi sërish grevës”, shprehen ata.

Prej muajsh tashmë, naftëtarët e Ballshit kërkojnë të marrin pagat e prapambetur si dhe të rifillojnë punën.

Ata kanë protestuar disa here para Ministrisë së Transportit, duke mos gjetur një zgjidhje e duke u futur më pas në grevë urie.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama pati theksuar se nuk ishte kjo mënyra e duhur për ta adresuar problemin, duke i bërë thirrje që të dalin nga greva, në mënyrë që të fillonte një dialog për të gjetur zgjidhje për situatën e tyre.

Thirrja e kryeministrit u dëgjua sot nga naftëtarët, të cilët theksojnë se nuk lëvizin nga kërkesat e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT