“Ne do jemi tritol njerëzor ndaj Ramës”, Balla replikon me Kryemadhin: Shpesh një pulë që ka bërë…

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit sot gjatë një takim në Durrës, me të rinjtë dhe të rejat e LSI deklaroi se Shqipëria nuk është e Edi Ramës apo e Taulant Ballës dhe se do behemi tritol njerezor përballë tyre.
Balla ka zgjedhur që t’i përgjigjet Kryemadhit me thënien e famshme të Mark Twein. “Zhurma nuk provon asgjë. Shpesh një pulë që ka bërë thjeshtë një vezë, kakarit sikur ka bërë një asteroid”. Mark Twein.
Gjatë takimit me të rinjtë në Durrës, Kryemadhi u shpreh se “ne do jemi tritol njerëzor që do shkatërrojmë llumin e Ramës. LSI do që të bëjë Shqipërinë një vend evropian, siç e meriton rinia shqiptare. Edhe pse në këto 30 vjet tranzicion ne kemi bërë gabime, por premtoj se tranzicioni në LSI ka marrë fund, por se ky tranzicion do marrë fund më 25 prill. Do shpopullojmë krimin nga Shqipëria e do popullojmë vendin me të rinjtë e të reja”./Gazeta Shqip