Në Kosovë shënohen mbi 1 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë

Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 16 pacientë.

Numri i viktimave në Kosovë ka tejkaluar mbi 1 mijë që nga fillimi i pandemisë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik deri më tani janë shënuar 1,005 viktima nga COVID-19.

Autoritetet Shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi situata vijon të mbetet shqetësuese.

Sakaq numri total i rasteve pozitive është 39,057 raste nga 142,769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT