Nga lufta kundër terrorizmit tek negociatat/ Kancelari austriak zbulon bisedën me Ramën

Kryeministri Edi Rama ka pasur sot paradite një komunikim online me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Lajmin e ka bërë me dije Kurz me anë të një postimi në ‘twitter’. Kancelari shkruan se me Ramën kanë biseduar për luftën e përbashkët kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe pandemisë së Covid-19.

Ndër të tjera Kurz i ka shprehur Ramës mbështetjen për intergrimin e Shqipërisë në BE.

“Sapo pata një videokonferencë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së OSCE Edi Rama  mbi luftën e përbashkët kundër  terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë #COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në  BE,” shkruan Kurz.

Në dhjetor pritet të mbahet edhe konferenca vjetore e OSBE-së për të cilën Shqipëria e ka edhe si një simbolikë për dorëzimin e drejtimin të OSBE-së. Konferenca parashikohet të mbahet në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT