Nga ruajtja te shpërndarja, pse vaksina e kompanisë ‘Moderna’ është favorite

Kompania amerikane e bioteknologjisë ‘Moderna’ ka publikuar së fundmi rezultatet e testimit të gjerë të vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit.

Sipas “The Guardian”, analiza e nxjerrë të hënën, e bazuar në 90 pacientë me infeksione të konfirmuara nga COVID-19, zbuloi se vaksina eksperimentale reflektoi me një efikasitet prej 94.5 për qind. Bëhet e ditur se testimi i fazës së tretë përfshiu 30 mijë njerëz në SHBA.

Ditë më parë, edhe korporatë farmaceutike shumëkombëshe Pfizer njoftoi se vaksina e tyre kandidate rezulton të jetë 90 për qind efektive.

Por, kur vjen puna tek kushtet e ruajtjes, duket se vaksina e zhvilluar nga Moderna ruhet dhe transportohet më lehtë.

Nëse rezultatet mbeten premtuese, vaksina e Moderna-s mund të sigurojë potencialisht një avantazh të madh ndaj vaksinës së Pfizer.

Ndërsa vaksina e Pfizer kërkon që të ruhet në kushte të ftohta midis -70 gradë C dhe -80 gradë C nga struktura e prodhimit tek pacienti, ndërsa Moderna njoftoi se këtë aspekt tek vaksina e tyre e kanë përmirësuar.

Vaksina e tyre mund të ruhet në temperatura standarde të ftohjes prej 2 gradë C në 8 gradë C për 30 ditë. Vaksina mund të ruhet për gjashtë muaj në -20 gradë për transport dhe ruajtje afatgjatë, shtoi kompania.

Por me çmime nga 40 deri në 59.3 dollarë për dy doza, vaksina e Moderna-s është më e shtrenjtë se “homologet”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT