Një ditë pas arrestimeve, Prishtina mbushet me parulla pro UÇK-së (VIDEO)

Pas të arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Kosovë janë vendosur parulla të ndryshme pro Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Liria ka emër”, është parulla e vendosur në një ndërtesë të lartë, ku shikohet edhe stema e UÇK-së. Gjithashtu në rrugë vihen re edhe makina të shumta të KFOR-it.
Kujtojmë se gjykata e Hagës ka publikuar edhe akuzat për katër të arrestuarit. Në akuzë thuhet se midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 janë kryer krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit.
Sipas akuzës këto krime janë kryer në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.