‘Një grusht njerëzish kanë marrë peng PD’, Jozefina Topalli tregon si u krijua partia e re: Sali Berisha nuk më ka uruar. Sqaron nëse do kandidojë në Tiranë apo Shkodër

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, thotë se PD lindi si një forcë politike që do sillte pluralizmin në vend, por sot është marrë peng nga një grusht njerëzish. Ajo tha se vendosi të sjellë tani partinë e saj të re “Lëvizja për ndryshim” sepse situata është e vështirë.

Në një intervistë për gazetarin Bepin Kolvata, Topalli është shprehur se ka kaluar tre faza të rëndësishme para se të sillte projektin e saj politik.

“Faza e pare ka qene beteja brenda partise demokratike pasi nuk e toleroja te shfija qe udheheqesi i Parties Demokratike teksa ishim ne opozite te mos bente asgje dhe asnje beteje kunder kundershtarit politik ne qeveri pasi kishte nje pazar qe nuk mund ta imagjinoja.

Faza e dyte ka qene ajo jashte grupit kur na debuan jashte klases politike pasi beme betejen kunder dekriminalzimit. Une nuk kam heshtur kurre as atehere kur dogjen mandatet si nje lloj largimi nga fusha betejes me kundeshtarin dhe cfare eshte me e paimagjinueshja dhenia e pushtetit vendor kundershtarit tone politik.

Ne fund eshte edhe faza e trete qe une duke shpresuar dhe besuar fort qe me nje drejtim te ri te pakorruptuar te forces poltike do ta kishim rrezuar Ramen prej vitesh dhe nuk do te kishim arritu ketu ku jemi sot duke pare qe asgje nuk leviz me keshtu njeriu merr vendimin sepse ne politk duhet te kesh veprim pasi nese nuk zbret ne fushen e betejse do te shikosh vendin tone te gremiset”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, e pyetur nëse ish-kryeministri Berisha e ka uruar për “Lëvizjen për Ndryshim”, ajo tha “Sali Berisha nuk me ka uruar por ka thene dicka te rendesishme gjate kesaj periudhe, qe thelbi i lirise eshte zgjedhja dhe respektimi i zgjedhjes eshte themelore per njerezit qe besojne tek demokracia, zgjedhjet pastaj secili i ka te vetat.”

Jozefina Topalli hodhi poshtë zërat për kandidim në Tiranë, teksa e quajti një keqkuptim të madh deklartën se nuk do të kandidonte në Shkodër.

“Nuk kam vendosur te garoje ne Tirane eshte nje keqkuptim i madh se kudo te kandidoj. Kam thene qe betejen me te madhe te jetes sime do ta bej ne Tirane pasi kjo nuk eshte nje levizje vetem e qytetit tim te dashur por eshte nje levizje qe shtrihet ne te gjithe Shqiperien. Sigurisht ka filluar nga Shkodra eshte shtrire ne Tirane dhe me pas ne te gjithe Shqiperie”, përmbylli Jozefina Topalli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT