Një tjetër lajm i mirë mbi vaksinat anti-Covid/ Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, shkruan në Facebook se një tjetër lajm i mirë vjen për vaksinat anti-Covid.
Alimehmeti citon nga mediat ndërkombëtare, se efektiviteti i vaksinës është rritur me 5% duke shkuar në 95%.
Postimi nga Ilir Alimehmeti
Vijon tjeter lajm i mire mbi vaksinat anti-SARS-CoV-2.
Pas lajmerimit fillestar se vaksina e saj kishte efektivitet rreth 90%, me te dhena me te plota Pfizer lajmeron se ky efektivitet eshte rritur ne 95%.
Ne te dhenat paraprake:
8 te infektuar ne grupin e vaksinuar
86 te infektuar ne grupin e pavaksinuar
Ne te dhenat e perditesuara:
8 te infektuar ne grupin e vaksinuar (pa ndryshim)
152 te infektuar ne grupin e pavaksinuar
Lajmerimi eshte serish ne media!