Një vit pas tërmetit, inxhinieri i gjeologjisë: Një lëkundje e tillë s’do të ndodhë më për të paktën…

nxhinieri i gjeologjisë, Sazan Guri, ndërsa foli për tërmetin tragjik të 26 nëntorit, u shpreh se një lëkundje e tillë e fortë nuk do ta godasë zonën e Durrësit për të paktën edhe 120 vite të tjera.
I ftuar në “Shqipëria live”, ai u shpreh se tërmeti me magnitudë 6.4 çliroi një energji mjaft të madhe dhe se për të grumbulluar një energji të tillë, tokës i duhen më shumë se 120 vite.
Po ashtu, ai tha se një fakt tjetër i rëndësishëm janë edhe pas-lëkundjet e shumta që pasuan lëkundjen kryesore, që sipas Gurit kanë çliruar thuajse sa edhe njëherë energjinë e çliruar në ngjarjen kryesore.
“Durrësi e kishte 8 sekonda më tepër nuk mund të ketë më të tjerë për të paktën 120 vite sepse duhen kaq vite për të grumbulluar këtë energji. Të gjitha shpërthimet e tjera, tregojnë që ky tërmet çliroi një energji shumë të madhe. Kam studiuar gjeologjinë 15 mijë metra thellë dhe flas me fakte shkencore”, tha Guri.