“Nuk duroj dot më, po vdes”/ Mesazhet e fundit që Xhino i dërgoi të vëllait para se të hidhej nga Sanatoriumi

Disa javë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin ku nga dritarja e dhomës ku ishte shtruar për t’u kuruar nga Covid-19 në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, u hodh një i ri nga Durrësi i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Xhino Koça u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” duke i dhënë fund jetës.

I riu ishte djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

E ftuar në “Open”, Lira Koça, ka zbuluar mesazhet e fundit të Xhinos para se të kryente aktin e rëndë.

“Më futni në terapi intensive, nuk duroj dot më, po vdes,” i ka shkruar ai të vëllait.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT