” Nuk vendos Merkel”/ Meta: E kam thënë prej kohësh, nuk hapen negociatat!

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë këtë vit, duke konfirmuar ngecjen e procesit të integrimit.

Presidenti Ilir Meta deklaroi në syritv se ai e kishte paralajmëruar se nuk do ketë çelje të negociatave.

“Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë atë që duhet bërë. Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe nga përfaqësuesi i Bundestagut për Ballkanin, zoti Vadeful. Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato. Të gjithë e dimë se ato nuk hapen.” tha Meta.

Presidenti tha se në Gjermani nuk vendos Merkel për negociatat, por Bundestagu.

“Në Gjermani, për integrimin Evropian, nuk vendos as kancelarja, as qeveria, as presidenti. Atje vendos vetëm Bundestagu. E tha para pak ditësh zëdhënësi i Bundestagut. Kjo qeveria ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane.”, tha Meta./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT