OBSH tha se nuk duhet përdorur, ndërsa në Kosovë ky ilaç shitet me ulje

Ilaçi remdesivir, që fillimisht u komentua gjerësisht për efektshmërinë në trajtimin e koronavirusit, ndërsa OBSH deklaroi pak javë më parë se ai në fakt është pak, ose aspak efektiv.

E megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar kosovarët që ta përdorin masivisht atë, edhe pse është një ilaç me të cilin mjekoheshin pacientët në gjendje të rënduar në spitale.

Në Kosovë, ku ilaç shitej nëpër farmaci me një çmim shumë të shtrenjtë 180 euro, por tashmë çmimi i tij ka rënë.

Sipas mediave kosovare, vetë farmacitë kanë njoftuar klientët se të njëjtin ilaç, tashmë mund ta marrin me ulje çmimi, për vetëm 50 euro.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT