Optimist për fitoren, Joe Biden: Bëni durim, njerëz! Votat po numërohen dhe…

Teksa ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, ka reagur sërish kandidati demokrat, Joe Biden.
Në një status në Twitter, ai u ka kërkuar popullit amerikan që të bëjnë durim. Ashtu si në fjalimin e djeshëm, Biden ndjehet optimist për fitoren e zgjedhjeve.
“Bëni durim, njerëz. Votat po numërohen dhe ne ndihemi mirë me rezultatet e deritanishme,” shkruan Biden.
Joe Biden ka thelluar epërsinë ndaj presidentit Donald Trump në Nevada, shtet ky që ia siguron 6 vota elektorale dhe rrjedhimisht fitoren.
Nga 8 mijë vota që kishte më shumë në shtetin perëndimor të ShBA-së, Biden ka thelluar epërsinë në 12 mijë vota, teksa janë numëruar 76 përqind e tyre.
Votat me postë janë duke u numëruar edhe në Pennsylvania, North Carolina dhe Georgia, ku është në avantazh Trump, por që epërsia e tij është duke u tkurrur vazhdimisht.
Be patient, folks. Votes are being counted, and we feel good about where we are.
— Joe Biden (@JoeBiden) November 5, 2020