Paloka i përgjigjet Ramës: Keqpërdori Kosovën për interesat e tij, punoi për ndarjen e saj

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit riktheu çështjen e votimit të deputetëve shqiptar në vitin 2011, ndërsa iu drejtua edhe Lulzim Bashës, ku tha: “Lulëzim ke gjë për të thënë, apo s’ta lejon sekreti hetimor?”.

Me një shënim në facebook, Paloka thotë se populli e di mirë kontributin e Bashës për Kosovën, duke theksuar se Rama ishte ai që “projektoi ndarjen e saj”.

“Mendon se e kanë harruar shqiptarët këtej e andej kufirit se përpara se t’i dërgonte nëpër gjykata Serbia, ishe ti Edvin që hapje gjyqe për drejtuesit politik të Kosovës!”, thotë Paloka mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Guxon e flet për Kosovën ai qe projektoj ndarjen e saj.

Flet për Kosovën ai qe ne krah te sivllaut te tij Vucic , lobonte me fort se serbet për t’i kaluar Mitrovicen e Veriut , Serbise.

Flet për Kosovën ai qe puthej e pllaquritej me zedhenesin e Milloshevicit ne te njëjtën kohe qe poshtëronte lidershipin politik te Kosovës e heronjtë e gjalle te UÇK !

Mendon se e kane harruar shqiptaret këtej e andej kufirit se përpara se ti dërgonte neper gjykata Serbia ishe ti Edvin qe hapje gjyqe për drejtuesit politik te Kosoves !

Rama edhe Kosovën e keqpërdori vetëm për interesa te tij . Nuk është rastësi qe nen qeverisjen e Rames s’ka patur asnjë njohje , po vetëm çnjohje te Kosovës.

Sa per kontributin e Lulzim Bashes e dinë mire gjithë qytetaret e Kosovës e ta thane publikisht liderët e saj politik duke nisur nga Thaci për te cilin bën sikur te dhimbset sot.

Kontributi i Lulzim Bashes dhe Sali Berishes per Kosoven njihet dhe vleresohet sot nga cdo qytetar i saj, si gjate luftes, ne shpalljen e pavarsise dhe njohjen e saj nderkombetare.

Ndersa ti Edvin je tanime i damkosur si tradhetar per cdo shqiptare ketej e andej kufirit.

Turp qe sot po e perdor prap Kosoven jo per ta ndihmuar por thjesht per te hequr vemendjen nga situata jashtzakonisht e rende ne Shqiperi, per te cilen je ti dhe vetem ti pergjegjes!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT