Pandemia e koronavirusit, Tomini tregon vatrat më të nxehta: Niveli i riskut është më i lartë, është e vështirë që…

Sipas të dhënave zyrtare vatrat më të nxehta të koronavirusit me një numër të lartë të rasteve aktive janë Tirana, Fieri, Durrësi, Korça, Shkodra.

Ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi në “Ëake Up” se aktualisht niveli i riskut është i lartë dhe për pasojë edhe hetimi epidemiologjik bëhet më i vështirë.

“Aktualisht niveli i riskut është më i lartë sesa edhe dy muaj më parë, jo më duke krahasuar me tre mujorin e parë të pandemisë. Për rrjedhojë edhet hetimi epidemiologjik bëhet më i vështirë, kërkon kohë zgjatje më të madhe, sepse kontaktet janë më të shumta.

Kanë orë të zgjatura ekspozimi, kanë orë të zgjatura të punës dhe për rrjedhojë edhe hetimi epidemiologjik është bërë më i vështirë”, sqaroi mjekja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT