PARADOKSI/ Gratë naftëtare të zhgënjyera nga Meta: Pritëm gjithë ditën dje, gëzuam se do vinte Presidenti. Por ai kishte më të rëndësishëm këngëtarët

Një prej grave naftëtare, pikërisht gruaja që dje tentoi të vriste veten duke prerë damarët, ka folur për mediat me nota pesimizmi. Jo vetëm për qeverinë dhe kryeministrin Rama që duhet t’ju kishin ofruar një zgjidhje, por dhe për presidentin.

Në grevën e tyre të urisë më shumë se 20 ditore, kemi parë aktorë të ndryshëm politikë që kanë reaguar dhe u kanë dalë në krah naftëtarëve. Naftëtarëve, sepse para se gratë të futeshin në protestë, në grevë urie kanë qenë ata.

Një prej këtyre zërave pro naftëtarëve ka qenë dhe presidenti Ilir Meta.

“Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të mëtejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve,” është shprehur Meta në një nga reagimet e fundit, i disati, për naftëtarët.

Mirëpo, dje kur ishte në Bylis ku ka dekoruar grupin polifonik të Mallakastrës, nuk është kthyer në Ballsh, në ambientet e Uzinës ku gratë greviste qëndrojnë prej më shumë se 3 javësh. Paradoks nëë fakt, sepse nga Tirana apo dhe rrjetet sociale Presidenti ka bërë reagime të shumta pro tyre.

Por dje, kur të gjithë “i kishin sytë” nga Meta, ky i fundit as që u kthye në Rafinerinë e naftës.

Sot, gratë naftëtare nuk e kanë fshehur zhgënjimin. “Kemi pritur gjithë ditën, morëm vesh që erdhi burri i parë i shtetit”, ka thënë një prej tyre. “Kemi pritur gjithë ditën. Kemi gëzuar kur morëm vesh që erdhi burri i parë i vendit në Bylis. Po e paska pasur më të rëndësishme të dekoronte një grup këngëtarësh, sesa të vinte të shikonte gratë e ngujuara, këtu ku jemi ne sot”, u shpreh gruaja naftëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT