Paralajmëron Rama: Do të publikohen pamje nga “vija e zjarrit” në spitalet Covid

Situata  e koronavirusit në vend vijon të mbetet serioze.

Kryeministri Edi Rama, në një status në rrjetin social “Facebook” paralajmëron se duke vijuar nga sot do të publikojë pamje ekskluzive nga spitalet COVID.

“Nesër në këtë faqe filmime krejt ekskluzive nga vija e zjarrit, në spitalet Covid ku sistemi ynë shëndetësor, më i gatshëm se asnjëherë më parë dhe heronjtë tanë me bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga kthetrat e Armikut të Padukshëm…“, shkruan Rama, si një kundërpërgjigje edhe ndaj Bashës.

Ndërkohë Komiteti Teknik në një komunikim për mediat njoftoi edhe masat e reja sipas të cilit nga e mërkura do të vendosen orare të reja të lëvizjes.

Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT