Pas dorëheqjes, Thaçi në selinë e Eulex, më pas udhëtimi menjëherë drejt Hagës

Menjëherë pas dorëheqjes Hashim Thaçi ka shkuar në selinë e EULEXC-it dhe pritet për të udhëtuar drejt selisë së Gjykatës Speciale në Hagë.
Thaçi është dërguar në selinë e EULEX-it me një veturë private para pak çastesh. Vetura më pas është larguar me Bekim Çollakun në të. Çollaku ishte shef i kabinetit të Thaçit.
Rreth një orë më parë, Thaçi dha publikisht dorëheqjen, pas konfirmimit të akuzave nga tribunali i Hagës.