Pas fitores në Miçigan, dy shtetet që i duhen Biden për t’u futur në presidencë

Pas Wisconsonit, Joe Biden duket se ka fituar edhe Miçiganin duke siguruar 253 vota elektorale, nga 270 që i nevojiten.

Nëse i nominuari demokrat për president Joe Biden vazhdon kryesimin e tij në Nevada dhe Arizona, ai do të sigurojë 270 votat elektorale të nevojshme për të marrë presidencën, tha John King i CNN-it këtë pasdite.

Shteti ka akoma më shumë se 600,000 fletëvotime të mbetura për t’u numëruar, zyrtarët i thonë CNN.

Midis 615,000 dhe 635,000 fletëvotime, ndoshta më shumë, kanë mbetur të numërohen në Arizona, sipas zyrtarëve.

Biden aktualisht kryeson ndaj Trump me rreth 93,000 vota në të gjithë vendin, 51% në 47.6%, sipas numërimit të fundit të CNN.

Theksojmë se për Michiganin, Trump kërkoi pezullimin e numërimit të votave, pasi sipas tij nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT