Pas takimit me mjekët, Presidenti Meta letër Manastirliut, ja çfarë i kërkon të bëjë me ‘urgjencë’

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, lidhur me situatën e koronavirusit.
Më herët Meta thirri një panel me mjekë dhe ekspertë të fushës së shëndetit publik.
Çështjet për të cilat Presidenti kërkoi mendimin, vlerësimin dhe rekomandimin e panelistëve ishin: Për rritjen alarmante të numrit të rasteve të reja me Covid-19 dhe të vdekshmërisë gjatë muajve tetor-nëntor, për kapacitetet pritëse dhe kuruese në vend të pacientëve të prekur nga virusi dhe për efektshmërinë e testeve analitike Covid-19. Vonesat në diagnozë, futja e testeve të shpejta për zbulim, gjurmim, kontroll.
Bazuar në diskutimet dhe këshillat e mjekëve, presidenti Meta ndër të tjera i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë në konsideratë disa kërkesa, ku bie në sy shtimi i testimeve, aplikimi i testeve të shpejta dhe hapja e spitaleve rajonale.