“Patëm diskutim të shkëlqyer”/ Zbardhet takimi i Ramës me Yuri Kim, ambasadorja jep detaje

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama pasditën e sotme, në zyrën e këtij të fundit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasadorja ka dhënë detaje rreth bisedës së zhvilluar me kryeministrin, ndërsa e cilëson takimin si të shkëlqyer.
Diplomatja tregon se bisedoi me kryeministrin për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe mundësitë për t’i forcuar ato më tej.
“Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë në Demokraci, Mbrojtje dhe Biznes. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) Përpara për partneritetin tonë! #KrahPerKrah“, shkruan Yuri Kim.
(Dalja e Yuri Kim nga kryeminstria)