PD nxjerr videon: Të sëmurët me orë të tëra në ambulanca, spitalet s’kanë vend për të infektuarit me COVID

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, thotë se në spitalet COVID janë ezauruar kapacitete dhe se nuk ka më vende për personat e infektuar me koronavruius që kanë nevojë për trajtim spitalor
Ajo ka publikuar një video, ku duken pacientë që qëndrojnë në ambulanca, ndërsa akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë.
Qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë, prandaj sot të sëmurët qëndrojnë për orë të tëra në ambulancë përpara se të gjendet një shtrat tek infektivi.
Pavarësisht propagandës qeveritare, spitalet nuk kanë vende për të sëmurët me COVID. Nuk është çështje procedurash. Nuk ka qenë kurrë e tillë. Nëse do të ishte për burokraci, do të kishte qenë e tillë që nga fillimi.
Fatkeqësisht, kemi një qeveri që e shkëmben një jetë me një video propagande.