Pedagogia e Shkencave Sociale akuzon Komitetin e Ekspertëve: E mbyllën qëllimisht pasi u paguan tarifat e universiteteve dhe konvikteve, e di mirë se kam 15 vite punë…

Pedagogia e Shkencave sociale në Departamentin Politik gjatë takimit të kryedemokratit Basha me pedagogë ka akuzuar Komitetin e Ekspertëve se i mbylli qëllimisht universitetet vetëm 3 ditë para fillimit të procesit mësimor.
Sipas saj, Komiteti i Ekspertëve e mori këtë vendim pasi ishin paguar të gjitha tarifat e universitete privatë dhe publikë, por edhe konviktet dhe qeratë e shtëpive, duke përfituar nga rasti për të “vjedhur” studentët.
Pedagogia tha se e gjithë puna 3-4 mujore e bërë nga ajo dhe kolegët e saj u hodh poshtë nga ministrja Rakacolli me një deklaratë, ndërsa shtoi se për vendimin e mbylljes së universiteteve nuk ishte marrë asnjë mendim i pedagogëve.
“Ne e dinim shumë mirë që 90-99% do të ishte online. Komiteti i Ekspertëve nuk pyet fare as pedagogët dhe as grupet e punës. Ne kishim punuar, por del Rakacolli dhe thotë që hidheni poshtë gjithë punën. Ne gjithë klasat që kishim bërë duhet t’i ndëroojmë nga e para. Këtu ka qëllime. Shteti do që gjithë studentët të paguajnë tarifat 100%, të paguhen edhe qeratë e shtëpive, të fitojnë nga studentët sa të munden dhe mos t’u japin asgjë. Konviktet nuk do të hapeshin kurrë sepse kanë qenë në kushte të këqija higjene dhe në periudhë COVID-i ishte e sigurt që nuk do të hapeshin. Këta si qeveri bëjnë gjasme sikur bëjnë punë. Ne ju lëmë të bëni gjithçka dhe në fund i fusim shqelmin gjithë punëve tuaja. Unë kam në Universitetin e Tiranës 15 vite punë. E di mirë edhe kush ministra na kanë cënuar. Menaxhimi i 5 viteve të fundit është më i tmerrshi i Ministrisë së Arsimit”, tha pedagogia.