Pjesëmarrja e votuesve në SHBA, më e larta në 120 vitet e fundit; Biden thyen rekordin e Obamës (STATISTIKAT)

Në Amerikë kanë votuar mbi 160 milionë qytetarë, për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, që do të jetë sërish Donald Trump ose Joe Biden.
Edhe pse të dhëna paraprake, kjo është pjesëmarrja më e lartë në 120 vitet fundit në SHBA. Sipas këtij Projekti, pjesëmarrja në zgjedhjet e së martës ka qenë 66.9%, më e larta që nga vitin 1900. Më 1900, pjesëmarrja ka qenë 73.7%.
“Zgjedhjet presidenciale 2020 kanë pasur pjesëmarrjen më të lartë në 120 vjet”, ka shkruar në Twitter themeluesi i Projektit të Zgjedhjeve, profesori Michael McDonald.
Ndërkohë, një rekord tjetër është regjistruar në radhët e demokratëve. Joe Biden ka arritur të thyejë rekordin e votave të ish-presidentit Barack Obama.
Sipas faqes së internetit Us Politics Polls, Joe Biden theu rekordin e vendosur nga Barack Obama në 2008 për numrin e votave të përgjithshme të elektoratit.
Obama kishte qenë presidenti më i votuar në historinë e SHBA. Konkurrenti demokratik në këtë moment ka mbledhur pak më pak se 70 milion vota, rezultat ky i pjesëmarrjes shumë të lartë në këtë raund presidencial.