“Po bëjnë gjithçka për…”/ Me maskë oksigjeni, mjeku publikon foton nga spitali

Ilirjan Draçi, mjek gastro-hepatolog dhe njëkohësisht drejtues i Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë është infektuar me Covid-19. Aktualisht ndodhet i shtruar në spital duke u kuruar.
Ai ka publikuar një foto në Facebook, ku shfaqet me maskën e oksigjenit. Mjeku u bën apel qytetarëve për të treguar kujdes, sepse gabimi më i vogël mund t’u kushtojë jetën.
Postimi i tij
“Vazhdon beteja teper e veshtire me virusin. te gjithe kolege, infermiere, sanitare miq dhe shoke, po bejne gjithcka per te me shpetuar jeten. Mbani maska, ruani distancen,lani duart.nje gabim ivogel,ju kushton jeten.beteja vazhdon…… ” shkruan ai