Po detyra e parafundit cila ishte zoti Basha?!

Lulzim Basha deklaroi mbrëmë te Sokol Balla se detyra e tij e fundit në misionin e tij në Kosovë ishte që të transferonte dosjet e Gjykatës së Hagës në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës që po krijohej. Këtë e pohon edhe Tom Gashi, avokati i UÇK-së i cili dosjet e Bashës i ka kaluar në duart e tij.
Por Basha, ndërsa flet për punën e parë apo të fundit, nuk tregon atë të parafundit, kur ishte pjesë ë stafit të hetuesit mjekoligjor Jose Pablo Bayrabar, i cili ka bërë dy gjëra: ka firmosur se në Kukës ka pasur kampe të UÇK-së dhe në Burrel ka ekzistuar “Shtëpia e Verdhë”. Bayrabar thotë se ka pasur Lulzim Bashën si përkthyes, kjo bëhet e ditur edhe në dokumentin ku shfaqet stafi vendor dhe ndërkombëtar që antrapologu që kishte të drejtë firme dhe vule ka pasur me vete në misionet e tij.
Dhjetë vite më parë, antropologu peruan, nxori emrin e Lulzim Bashës, për të nxjerrë në pah se punonjësi i tij ishte ngritur aq lart sa ishte bërë ministër i Transporteve i qeverisë së Shqipërisë. E pikërisht për këtë Bayrabar përmendi ndihmësin e tij.
“Ai ka qenë me mua gjatë pranverës së 2003 në Kukës, pasi erdhi si punonjës i UNMIK, që me vete kishte edhe dikë tjetër.”
Ja këto janë dokumente dëshmi dhë të dhëna, që flasim pikërisht jo për dosjen e parë, as për të fundit por për të tjerat që zoti Basha nuk flet, edhe pse të tjerët tregojnë me detaje. Nëse e mban mend kreu i PD, ku ka qenë në vitin 2003 dhe me çfarë dosje ka punuar në UNMIK, a mund të na e thotë…
Gazeta Shqip