Po kryeson në garë/ Biden del në konferencë dhe flet si fitimtar: Do punoj fort dhe për ata që s’më kanë votuar

Teksa përfundimi i numërimit të votave është drejt fundit, me Biden që është deri tani fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kandidati demokrat ka dalë në një konferencë për shtyp.
Nga Delaëare, ai foli tashmë si President i zgjedhur, duke thënë se do të sillet si i tillë për të gjithë amerikanët dhe jo vetëm për demokratët.
Ai bëri disa krahasime të fitoreve në disa prej shteteve, edhe pse deklaroi se ende është herët për të deklaruar fitoren.
“Një diferencë edhe më e madhe se kur Trump fitoi në Michigan para 4 viteve. Të gjithë votat që duhet të numërohen kanë ardhur me postë, dhe po fitojmë 78% të votave në Pensilvani. Kemi shumicën e njerëzve amerikanë.
Kjo shumicë do të rritet. Senatorja Harris dhe ne po mbajmë shënim për këto 70 miljonë vota që vijojnë të rriten. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Një fushatë e gjatë dhe e vështirë, kemi pasur edhe situate më të vështira, por sapo zgjedhja të mbarojë, do të kemi kohën tonë, të ulim temperaturat dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin, ta respektojmë njëri-tjetrin për t’u bashkuar dhe shëruar si një komb.
Nuk do të jetë e lehtë, nuk jam naiv, por e di sa të thella janë pikëpamjet që na sfidojnë. Jam këtu për t’ju thënë se do të udhëheq si President, jo si demokrat, do ju përfaqësoj të gjithëve. Kjo është ajo që do bëj unë. Do punoj fort për ata që votuan dhe ata që nuk votuan për ne,” tha Biden.