“Polic je, e do mbetesh polic”/ Anila Hoxha e ashpër me Lleshajn: E rëndë, shkel gjakun e dëshmorëve që kanë rënë në krye të detyrës

Gjatë një seancë në Parlament, ministri i Brendshëm Sandër Leshaj pati një debat me deputetin, Myslim Murrizi, të cilit i tha “polic ke qenë dhe polic do të mbetesh”.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta nga ana e policëve dhe jo vetëm. Edhe gazetarja e njohur e Top Channel, Anila Hoxha, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për efektivët e policisë.

“Janë 11 mijë policë në krye te detyrës. Paguhen keq. Me uniforma të dala boje dhe këpuce kartoni. Por ata vazhdojnë në polici. Herë iu vënë shkelmin e herë ju hedhin krahëqafe dorën. Varet nga eprori. Përdoren si t’i teket çdo mazhorance, herë si kordele ne protesta, herë si krahë pune, herë u shqepen gradat që t’i ngjiten “mikut të mikut”. Herë flakën në rrugë e herë tradhëtohen. Herë i turrin ” bjeri qerratait” e here, qepju këmba këmbës në drejtim të paditur.. ! Këta 11 mijë gra dhe burra, dje e morën vesh që janë policë ndaj sillen me ta si nepër anektoda! Kanë dhënë jetën 224 policë që janë shpallur dëshmorë të atdheut. Ishin policë dhe vdiqën policë!!! Për 40 policë të vrarë, çështja e tyre eshte nën proces për tu shpallur dëshmorë. Edhe ata ishin policë dhe vdiqën policë! 256 janë plagosur në aksionë të ndryshme. I kanë kaluar përbri vdekjes! Edhe ata ishin dhe janë policë! Që ti zotëria juaj! Madhëria juaj! Shkëlqesia juaj!! Të bëheshe ministër dhe ti pështyje… mu në zemër!”, shkruante Anila në postimin e saj në “Facebook”.

Ditën e sotme kjo deklaratë u diskutua në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte edhe gazetarja e njohur. Ajo u shpreh se nga koha në kohë figura e policit nuk po vlerësohet si duhet.

“Në kohë të ndryshme ka patur qëndrime që nuk janë polic dashes. Ka patur raste kur oficeri i policisë ka shpërdorur uniformën e tij, e cila është e shenjtë. Ka patur raste kur policia është përdorur. Vite më parë kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, polici u përdor për shkarkimin e lojërave të fatit. Ne transmetuam pamje ku policë të sektorëve të ndryshme ngarkuan dhe shkarkuan lojërat e fatit”, tha Hoxha.

Duke ju referuar deklaratës së ministrit Lleshaj, gazetarja tha se “është e rëndë sepse kur flet nga një foltore Parlamenti, e cenon të drejtën e policit, e shkel atë gjakun e dëshmorëve që kanë rënë në krye të detyrës”.

“Duhet të ndodh e kundërta, efektivi i policisë duhet të ketë në krah persona si ministri. Në fillim Sandër Lleshaj e ka deklaruar veten përkrah tyre, por me deklaratën e thënë së fundmi duket se situata i doli jashtë kontrollit”, vijoi Anila Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT