“Pse i frikësohesh të vërtetës”- Baton Haxhiu kapet me Bashën: Ke qenë i 5-ti në hierarkinë e UNMIK, si ka mundësi…

Gazetari Baton Haxhiu ka debatuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me rolin e tij në UNMIK dhe hetimet ndaj UÇK.

Në studion e Opinion, Haxhiu akuzoi Bashën se po i “fshihet” të vërtetës, ndërsa shtoi se ai po hesht për pozicionet e tij.

Sipas Baton Haxhiut, Basha ka qenë i 5 në hierarkinë e UNMIK, duke theksuar se është e pamundur që ai të mos ketë patur akses në dosjet kundër UÇK. NË përgjigje, Basha u shpreh se në UNMIK, shqiptarëve nuk i besoheshin çështje kundër UÇK.

Debati:

Haxhiu: Nuk merret me të vërtetën, por hesht, ky është narracioni i tij pas një kohe të gjatë që nuk flet Ka qenë masakër, do i bëje nder vetes të thoje  e kam marrë e kam dërguar te Gjykata e Hagës

Basha: Pse do e fshihja?

Haxhiu: Po do ta fshehësh një të kaluar profesionale në Kosovë, pse e fsheh?

Basha: Ti e di çfarë kam bërë unë në Kosovë, pse ta fsheh? Mos bëjmë cic-mice

Haxhiu: Po them të vërtetën

Basha: Më thuaj kujt i leverdis sot kjo?

Haxhiu: E bëjmë më vonë si analizë. Kjo është hera e katërt që ma përmend Drenicën dhe Pejën, pyetja ime është, Lul ke qenë në Drenicë?

Basha: Po të kam thënë

Haxhiu: Jo më ke thënë që s’ke shkuar akoma, më ke thënë që marrëdhëniet me UNMIK janë të ndërlikuara

Basha: Nuk është e vërtetë, mos më bëj të përmend emra

Haxhiu: Lul problem kam të vërtetën, pse i frikësohesh. Një lider i opozitës që thotë “po un kam qenë oficer apo kam punuar në vitin 1998 në Hagë”

Basha: I kam thënë unë këto, me dhjetëra herë

Haxhiu: Nuk i ke thënë

Basha: I kam thënë si çështje krenarie, nuk i kam fshehur

Haxhiu: Ke qenë zyrtar ligji me hierarki, i 5 në UNMIK, ke thënë që ke qenë përkthyer dhe jo i 5 në UNMIK. I pamundur që personi i 5 në hierarkinë e UNMIK mos t’i ketë dosjet

Basha: Të dytën e di t’i që aksesi është vetëm i prokurorëve dhe ndihmës-prokurorëve. Është e pavërtetë, Lulzim Basha nuk ka pas akses në asnjë dosje kundër UÇK

Haxhiu: Zyrtari ligjor, që ka patur besueshmërinë, është e pamundur, për faktin që keni qenë aq pak njerëz të besueshëm, është e pamundur që nuk keni marrë pjesë në seanca dëgjimore, në marrjen në pyetje, për të dhënë këshilla

Basha: Atje kishte rregulla, shqiptarit kurrë nuk i besohej një çështje kundër UÇK, as kroatit. Ata që hetonin krimet kundër serbëve kanë qenë plot me kroatë dhe shqiptarë

Haxhiu: Nuk ka pasur kroatë, vetëm një ka qenë

Basha: Po flas për oficerë dhe në çështje kundër shqiptarëve nuk ka pasur kurrë shqiptarë, ky ka qenë një rregull i artë. Lulzim Basha dhe po të dëshironte nuk mudn të kishte akses ndaj hetimeve të çdo shqiptari, konsideroheshin në konflikt interesi. Është shpifje e pastër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT