Pse votoi PD pro hetimit të UÇK? Analisti: Politika shqiptare e blerë nga sllavët, ne u shitëm

I ftuar në Open në Top Channel për të diskutuar për misterin e “Shtëpisë së Verdhë”, ka qenë analisti Frrok Çupi.
I pyetur nga Eni Vasili se pse PD votoi pro hetimit të UÇK për krime lufte në Këshillin Europian vite më parë, Çupi tha se politika shqiptare është shitur tek sllavët.
“Kjo është vala e dytë e një riçertifikimi, mund të themi se shqiptarët të përkëdhelur nga koha, nga superfuqitë, festuan shumë gjatë, humbën vëmendjen, humbën punën dhe tani ndodhen në inferioritet ndaj sllavëve.
Një votim në KE nuk mund ta konsideroj si tradhti e PD për të shitur popullin, përkundrazi, mendoj se kanë vepruar me papërgjegjësi, dhe patjetër kanë një lidhje me pikëpamje me ide që nuk i përshtaten interesave të kombit. Kjo është vota, ku sllavët fituan mbi ne. Ne shitëm faktet që kishim.
I zhdukëm. Kjo është e rëndë për politikën e kombit, Sllavët i kanë blerët politikanët që morën në dorë fatin e Shqipërisë. Ajo votë pro, rrënoi UÇK-në, edhe marrëdhënien me Perëndimin. Në bazë ka patur një blerje. Politika shqiptare që nga ’92 ka kryer veprime në shërbim të sllavëve,” tha Çupi.