Publikohet foto, ja kush është terroristi me origjinë shqiptare që mori pjesë në sulmin në Vjenë

Personi që shihni në foto është Kurtin S., 20-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili mori pjesë në sulmin e rëndë në Vjenë të Austrisë, ndërsa u ekzekutua më pas nga policia.

Ai ishte një prej terroristëve që hapën zjarr, duke i marrë jetën katër personave, e duke lënë të plagosur 15 të tjerë.

Gazetari austriak Florian Klenk ka deklaruar se Kurtini është lindur dhe rritur në Vjenë, por ka rrënjë shqiptare, por prindërit e tij janë nga Maqedonia e Veriut.

Klenk tregon se i riu ka qenë nën vëzhgimin e Shërbimit Sekret pasi ishte mes 90 islamikëve që kishin synim të shkonin në Siri, por u ndalua në korrik.

Kryeqyteti austriak Vjena, është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një sulm me armë nga 10 persona, të cilët kanë qëlluar me armë kalimtarë të ndryshëm në qendër të qytetit. Disa persona janë arrestuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT