Rama i kthehet keq Bashës: S’bëhesh dot lideri i opozitës, mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës

Replika të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, këtë të diel.

Ata kanë hedhur akuza dhe kundër akuza në drejtim të njëri-tjetrit, ndërsa Rama ka reaguar ashpër pasi Basha e akuzoi atë si “gënjeshtar”.

Me një shënim në Twitter, Rama i thotë Bashës se sa më shumë i shmanget sqarimit për “lidhjen tende me Dick Marty, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë”.

“Fakti që nuk ke gjunjë të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!”, shkruan Rama mes të tjerash.

Shkak për replikat e pafundme në rrjete sociale mes Rams dhe Bashë, u bënë akuzat e lëshuara nga kryeminsitri në adresë të kryeopozitarit, se ai ka qenë përkthyesi i ekipit që hartoi dosjen e “Shtëpisë së Verdhë” me akuzat ndal UÇK-së

Postimi i plotë i Ramës:

Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakës së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje!

Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT