Rama ironi me opozitën dhe Presidentin: Ja si do ishte qeveria e çiftit presidencial, Basha është dhëndri që…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar jo pak opozitën dhe Presidentin Ilir Meta, ku tregoi edhe një skenarë se si do të ishte ajo që e quajti “qeveria e çiftit presidencial”.

Ndërsa i kritikoi për qëndrimet për epideminë e koronavriusit, Rama tha: “imagjinoni për në moment Bashën kryeministër, Monikën ministre të Financave dhe Metën ministër të Brendshëm. Kjo qeveri nuk vijë ndonjëherë, po është qeveria e çiftit presidencial dhe Luli është thjesht dhëndri që e nxjerrin përpara këta”.

“Një kryetar opozite që i ka varur shpresat te përhapja sa më shuam e infeksionit dh epo pret që COVID të bëjë atë që opozita nuk bën dot, që të shkatërrojë qeverinë. Një tjetër që është mes Presidentit dhe Kryetarit të Opozitës, si aleate, thotë shkoni nëpër kishe e xhami, un s’mbaj maskë. Qamet i madh, unë këtë lloj qasje, më duket një ekzagjerim i madh dhe të mendosh që këta janë njerëz që pretendojnë të drejtojnë këtë vend, imagjinoni për në moment Bahën kryeministër, Monikën ministër të Financave dhe Metën ministër të Brendshëm? Kjo qeveri nuk vijë ndonjëherë, po është qeveria e çifti presidencial dhe Luli është thjesht dhëndri që e nxjerrin përpara këta dhe thoin merreni se është goxha djalë. Është goxha djalë e vërtetë, por kur sheh kë ka mbrapa… qamet i madh është të japësh përgjigja të tilla”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT