Rama jep lajmin e mirë: Mund të rimbursojmë paketën bazë të ilaçeve për Covid-19, mbështetje për familjet me ndihmë ekonomike

Kryeministri Rama tha sot në “open” se po studiohet mundësia e një pakete mbështetje për të gjithë personat që po trajtohen me ndihmë ekonomike, si pasojë e vështirësisë së përballimit të pandemisë në rast infektimi.
Kryeministri tha se gjithashtu po vlerësohet që të rimbursohet nga qeveria paketa bazë e medikamenteve bazë për trajtimin e koronavirusit.
‘Po studiojmë rimbursimin e recetës bazë për përballimin e Covid-19. Pjesa tjetër e medikamenteve ofrohet vetëm kur ti je në gjendje për tu shtruar në spital dhe i merr fala. Po mendojmë dhe për mbështetje për familjet me ndihmë ekonomike. Ata punojnë në të zezë, etj…dhe kanë nevojë për më shumë ndihmë. Plani ynë është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm’, tha Rama.