Rama: Lulzim dil sqaroje, çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e raportit ë Dick Marty, i cili shërbeu për hetimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, si të drejtuesve të saj si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe shumë pjesëtarëve të tjerë.
Ai i kërkon kundërshtarit të tij politik, kreut të PD-së që të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me Shtëpinë e Verdhë, me pretendimet absurde që shërbyen për hetimin e udhëheqjes së UÇK-së.
Reagimi i Ramës vjen pikërsiht kur një ditë më parë Gazeta “Shqip” publikoi një artikull ku theksohej se kryedemokrati Lulzim Basha në vitin 1999 ishte si përkthyes për mjekun peruan dhe se ndodheshin në Has për të hetuar mbi akuzat e ngritura për krime në lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bazuara në librin e ish-kryeprokurores së Hagës, Karla del Ponte.
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar me anë të një statusi në rrjetet sociale që Basha të sqarojë një pozicion të tillë.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkruan Rama.
Ilir a mund t'ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?
— Edi Rama (@ediramaal) November 8, 2020
Në ato vite, Jose Pablo Baraybar, një antropolog peruan që ishte në grupin e hetimeve të prokurorisë së Hagës pati dhënë një intervistë në gazetën zvicerane “Le Temp”, ku thekson se kishte edhe një përkthyes shqiptar i cili quhej Lulzim Basha. Materiali i kësaj gazete u publikua në Tiranë nga e përditshmja “Shekulli” në vitin 2010.
Në kohën kur Gjykata e Hagës nisi hetimet, Lulzim Basha ishte i punësuar në Kosovë si pjesë e administratës ndërkombëtare të OKB-së.
“Përkthyes im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen”, tha Jose Pablo Baraybar, antropolog mjeko-ligjor nga Peruja, i cili ka punuar si një ekspert i OKB-së në pjesën më të madhe të skenave të krimeve të luftës dhe gjenocidit në botë si në Haiti, Ruanda, Bosnjë, Kroaci dhe natyrisht Kosovë./Gazeta Shqip