Rama: Mandat i tretë që të përfundojmë rindërtimin! Shikoni rastin e përmbytjeve në Shkodër, lekët u dhanë vetëm pasi erdhëm ne

Prezantimi i plaftormës, “Deputeti im”, nismë elektorale e PS-së ishte sot në qytetin e Durrësit, si pjesë e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Aktiviteti u zhvillua në zonën e Porto Romanos në zonën e transformuar nga plehrat e shumta e që tashmë është drejt rehabilitimin të plotë e të kthimit në një zonë rekreative.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij u shrpeh se PS-ja me marrjen e mandatit të tretë do të përfundojë rindërtimi.
“Nuk ka nevojë që të mundosh veten me si mund të jenë këta të tjerët nëse vijnë në pushtet, mjafton të kujtohesh se janë po ata. Me 1000% nuk ka asnjë shans që kush do të marrë shtëpinë e re në zonat rurale apo apartamentin e ri gjatë vitet që vjen në zonat urbane të mund të marrë atë që i takon në kohë dhe me cilësi nëse kjo punë ndërpritet këtu dhe nëse atyre u jepet mundësia që të arrin stafetën. Një numër shumë më i vogël se ato të prekurit nga tërmeti dhe një shumë më e vogël se ajo që është vënë në administrim për tërmetin, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la mijëra familje në një situatë të vështirë dhe ata u angazhuan se do jepnin dëmshpërblimin dhe një histori pa fund që u mbyll me dëmshpërblimet që u dhamë ne. nëse ne nuk do të kishin marrë detyrën ato nuk do i kishin marrë kurrë paratë, ashtu si kundër nëse ne do të kishim marrë detyrën invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do i kishin marrë në kohën kur shteti ua kishte borxh”, tha Rama.